Menu

“Bota” do të hap edicionin e 8-të / Kinema e Hapur “Green”

Data: 13 Korrik 2016
Mitrovicë

7 Arte organizon aktivitetin tradicional “Kinema e Hapur “Green” edicioni i 8-të. Për tre net me radhë (14 -16 Korrik 2016) do të shfaqen filma artistik, dokumentar dhe filma të animuar në ambient të hapur pranë urës kryesore të lumit Ibër.

Kinema e hapur “GREEN” tashmë është shndërruar në një aktivitet tradicional, që i dedikohet temave të ndryshme sociale me qëllim të nxitjes së debatit dhe ideve të reja për një zhvillim të qëndrueshëm të rajonit.

Gjatë natës së parë do të shfaqet filmi “Bota” në regji të Iris Elezit e cila do të jetë e pranishme së bashku me shkrimtaren e njohur Besa Myftiu. Në natën e dytë në bashkëpunim me PriFilmFest do të sjellim dokumentarin “Human” i regjisorit dhe ambientalistit të njohur francez Yann Arthus-Bertrand. Nata e tretë dhe e fundit i dedikohet filmit të animuar nga Disney “Zootopia”.

Eventi “Kinema e hapur GREEN” është mbështetur nga: DKRS – Komuna  Mitrovicës dhe Ambasada Amerikane.

openairgreen

Programin e filmave mund ta gjeni me poshtë:

Nata e I-rë / e Enjte /14 korrik 2016 – ora 20:30

Bota (104 min)– Film shqiptar nën regjinë e Iris Elezi – Kafeneja simpatike ‘Bota’ ku punojnë Juli, Beni dhe Nora, ndodhet pranë një kënete të përhumbur, buzë një fshati ku ata ende jetojnë me familjet e tyre të interuara gjatë periudhës komuniste.
Beni ka një marrëdhënie jashtë-martesore me Norën e bukur dhe tani që rruga po ndërtohet, ëndërron si ta zgjeroj kafenenë e tij. Jeta e qetë e këtij fshati të izoluar pushon së ekzistuari me ardhjen e ekipit të ndërtuesëve të autostradës. Juli fillon të ketë ndjenja për inxhinier Milin, ndërsa shqetësimi i rritet për shëndetin e gjyshes së saj, Noje.
Me mbarimin e autostradës të gjithë banorët festojnë plot hare e fishekzjarre. Por të nesërmen, Juli, Beni dhe Nora, duhet të përballen me një sekret të rëndësishëm nga e kaluara e tyre.
Nata e II-të / E Premte /15 korrik 2016 – ora 20:30

Human (131 min)- Film dokumentar nën regjinë e Yann Arthus-Bertrand – Sjell rrëfimet e njerëzve të ndryshëm nga e gjithë bota, i xhiruar në mëse 60 vende të ndryshme të botës, duke intervistuar rreth 2000 njerëz.

Nata e III-të / E Shtunë /16 korrik 2016 – ora 20:30

Zootopia (108 min). Êshtë një film që flet për një lepuroshe, ëndrra e së cilës është të bëhet oficere policie, një gjë që nuk ka ndodhur më parë.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP