Menu

“Besa e Konstandinit” në Kinemanë e Hapur

Gjatë edicionit të nëntë të Kinemasë së Hapur, në hapësirat e 7Arte u promovuan filmat e regjisorit mitrovicas Bashkim Myftari, e në prodhim të DardaMEDIA, ndërsa për ta nderuar këtë manifestim, të pranishëm ishin edhe aktorët Kushtrim Asllani dhe Florent Salihu. Të rinjtë dhe qytetarët e pranishëm në këtë aktivitet, patën rastin të shohin filmat e shkurtër artistik si “Thyerja” e “Besa e Konstandinit”, film ky i cili u shfaq për herë të parë në Mitrovicë, pas shfaqjes në New York. Menjëherë pas shfaqjes së filmave u organizua një diskutim i hapur me publikun, ku të pranishmit shtruan pyetje ndajë regjisorit dhe aktorëve, si dhe ndanë emocionet e tyre mbi këto realizime. Gjatë diskutimit u vlerësua puna e krijuesëve si dhe u shtrua kërkesa për mbështjetje të projekteve të tilla filmike, duke ditur se filmi si medium do na shërbente për promovimin e mëtejmë të vlerave kombtare e artistike nëpër botë.

Ky aktivitet ka për qëllmi promovimin e artistëve të rinj nga fusha e kinemasë si dhe të nxisë dialog rreth temave që do të trajtohen nga filmbërësit, andaj si i tillë ka gjetur mbështetjen nga DKRS – Komuna e Mitrovicës.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.

Related post

  TOP