Menu

7Arte ndanë përvojat tek “Rikthimi i qytetit”

Në kuadër të festivalit të animacionit Anibar në Pejë, u organizua paneli nën temën: Rikthimi i qytetit, me çrast të ftuar ishin: Rozafa Maliqi (Termokiss), Lulzim Hoti (7Arte), Malbora Krajku (Lumbardhi)

Përfaqësuesi i 7Arte, Lulzim Hoti rikujtoi se në rastin e Mitrovicës që dallon nga qytetet tjera për arsyje politike dhe zhvillimeve tjera përcjellëse, është kërkuar të ri-bëhet qyeteti. Duke ndarë përvojat e ndryshme që nga transformimi i ish-kazermës ushtarake në qendër alternative kulturore,  shfrytëzimi i hapësirave të reja e të pa shfrytëzuara publike e deri tek nisma për “TreçArt Factory” ishin disa prej storieve që u ndanë gjatë këtij prezantimi. Krejt në fund u shtua se për të arritur një ndjeshmëri më të madhe të qytetarëve me qytetin, duhet punuar më për së afërmi me të rinjtë.

Ky aktivitet qe zhvilluar në kuadër të edicionit të 8, të Anibar në Pejë.

 

 

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.

Related post

  TOP